Last Updated on 02/02/2025 by adminfjala
Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi është bërë i ditur nga mediat izraelite sipas të cilave, Netanjahu u tha gazetarëve se takimi me Trump mund të “riformojë më tej Lindjen e Mesme”.
Para se të hipte në avionin e tij “Krahu i Sionit” për fluturimin e tij në Uashington, kryeministri Netanjahu tha se bisedimet e tij në kryeqytetin amerikan do të fokusohen në çështje të rëndësishme dhe kritike për Izraelin dhe rajonin.
“Agjenda do të jetë arritja e fitores mbi Hamasin, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve tanë dhe për të luftuar të gjithë komponentët e boshtit terrorist iranian që kërcënojnë paqen e Izraelit, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës”, tha Netanyahu./kb