Ditën e sotme, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar për mundësinë e një plani masash përmes së cilave synohet që t’i jepet fund gradualisht ndihmës ushtarake që Izraeli ka pasur nga SHBA-të.
Teksa foli për vizonin strategjik të vendit të tij, Netanyahu bëri me dije se Izraeli duhet t’ia dalë mbanë me forcat e veta ushtarake.
“Izraeli duhet të jetë i vetëqëndrueshëm dhe të mbështetet në forcat e veta,” deklaroi Netanyahu.
Sipas planit të kryeministrit mëoshet se procesi do të zhvillohet gradualisht brenda 7 viteve të ardhshme. Ndërsa pritet të shoqërohet me investime të shtuara në industrinë vendase të mbrojtjes dhe në kapacitetet strategjike të vendit./et
