Administrata e Gjykatës së Tiranës ka vijuar edhe sot punën për shkak të problemit me pagat në sistemin e drejtësisë.
Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet dhe kanë kërkuar sqarime lidhur me moskalimin e pagës së muajit gusht dhe se çfarë pritet të ndodhë.
Lidhur me çështjen ka reaguar dhe Gjykata Kushtetuse duke sqaruar se për këtë çështje është shprehur në vendimin e datës 17 shkurt 2026, ku thuhet se është detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme.
Sipas Kushtetueses në këtë vendim është përcaktuar standardi kushtetues duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse.
Gjykata theksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të./ k.m
