Last Updated on 23/11/2026 by Anisa
Është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit, Selami Hasani, i njohur dhe me nofkat Sel Çami dhe Seli i Malit. Viktima është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri, pasi 23 vite më parë ka vrarë shtetasin Julian Isufaj, nipin e Ben Qimes.
Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burg për këtë vrasje, e cila ka ndodhur rreth 20 vite më parë në Fier. Burime bëjnë me dije se Hasani ishte liruar nga burgu rreth një javë më parë.
