Arrestohet nga Sherbimet e Komisariatit të Policisë Berat autori i vrasjes me thikë në Kala, Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63 vjeç.
Ai u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishës përballë Urës së Goricës.
Autori vrau në prani të gruas, dy fëmijëve dhe nënës 42-vjeçarin nga Tirana Keli Hoxha.
Dyshohet se mes tyre ka nisur një debat për fotot dhe xhiron me kalë, që më pas ka degjeneruar në konflikt fizik. Në kulmin e sherrit, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë 42-vjeçarin.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes, për shkak të plagëve të marra. m.p.
