Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama hodhën gurë dhe u vunë flakën objekteve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.
Protestat e rregullta, të udhëhequra nga studentët, po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë prej rreth dy javësh. Ato janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz.
Në protestën e sotme, 24 tetor, u mblodhën një numër i madh pjesëmarrësish, pasi studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.
Përplasjet u përqendruan në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protestuesit shkëputën gurë nga trotuaret dhe hodhën sende në drejtim të policisë. Koshat e mbeturinave u dogjën, ndërsa konfrontimet u përhapën edhe në zona të tjera të Tiranës.
Përpara protestave, Rama deklaroi se qeveria e tij po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Këto janë tema që ngjajnë me ato të lëvizjes së protestave që po zhvillohet aktualisht në Francë./Mxh
