Papa Leo XIV priti sot në Vatikan Patriarkun Ekumenik Bartolomeu.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, Primati i Orthodhoksisë dhe Papa diskutuan çështje me interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me jetën e dy kishave dhe sfidat e botës moderne.
Patriarku Ekumenik, në të njëjtën kohë, i uroi Papa Leos shërim të shpejtë, pas operacionit që iu nënshtrua javën e kaluar.
Patriarku Bartolomeu ka planifikuar të vizitojë nesër Kishën Ortodokse të Shën Theodhorit në Kodrën Palatine në Romë dhe të kryesojë shërbesën hyjnore, ndërsa më pas do të udhëtojë për në Loreto dhe Assisi, për ngjarjet që shënojnë 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut./mxh
