Zhvillimet e fundit në GJKKO, ku ish-presidenti Ilir Meta u përball me drejtësinë në një seancë të tensionuar dhe të transmetuar live, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri. Deklaratat e forta dhe gjuha e ashpër e përdorur ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe drejtuesin e tij Altin Dumani, pasqyrojnë jo vetëm tensionin e momentit, por edhe përplasjen e thellë mes reformës në drejtësi dhe strukturave të vjetra të pushtetit.
Nga Spartak Ngjela
Shtypi shqiptar sot sprehet se, dje:
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta në GJKKO është shoqëruar me tensione dhe deklarata të forta nga ish-presidenti, ndërsa procesi është transmetuar live.
Per opinioni publik shqiptar e oa qartë se, gjatë fjalës së tij, Meta ka përdorur nje gjuhë të ashpër, duke i cilësuar institucionet e drejtësisë si “grup i strukturuar kriminal” dhe “bandë”, ndërsa ka përmendur me këtë gjuhë edhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
I.
Meta i shkretë flet jashtë faktit real, sepse SPAK paguhet dhe mbeshtetet me ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Prandaj mbajeni mend:
Korrupsioni i Larte shtetëror në Shqipëri, nuk ka shpëtim.
Ky korrupsion i lartë shtetror, si fenomen, ka vetëm një emer: tragjedia e injorancës politike të Shqipërisë, e cila u pasurua me vjedhjen e shqiptarëve – por kirrupsioni i lartë shtetëror
ende nuk po e kupton se ai ndërkohë ka filluar të jetojë në tragjedinë e tij, e cila sigurisht që ka nisur.
Por, duhet ta dimë se:
Jeta e një shoqërie, e cila është e sunduar nga korrupsioni i larte shtetëror, ndryshon menjëherë në një sens pozitiv, sapo që bie me goditje drastike korrupsioni i lartë shtetëror.
Korripsioni i lartë shteteror në Shqipëri sot kuptohet se është një grup i mbaruar, ngaqë goditja nga SPAK do të vijojë edhe me e ashpër.
Por…
Korrupsioni i lartë shtetëror ka kërcënuar SPAK – un
Kurse ekspertët ndërkombëtarë që janë në SPAK, qeshin me Metën dhe bishtat e tij, edhe me kërcënimet e tyre. Nga shenjat dhe faktet që kemi, kuptohet se korrupsioni i lartë shtetërore në Shqipëri, nuk.ka shpëtim; sepse gjendja juridike antikorrupsion në Shqipëri sot është e lidhur ngushtë me disa aspekte qëndrore që kanë të bëjnë me interesin e Amerikës, por dhe me kërkesën e ngutshme të Bashkimit Evropian.
Prandaj…
II.
E gjithë çështja antikorrupsion në Shqipëri qëndron në faktin që ekspertiza amerikane e ka të provuar tani se korrupsioni i larte shtetëror në Shqiperi luan si i pekrahur nga Beogradi dhe Moska. Kurse ekspertët që po e drejtojnë këtë ngjarje historike thelbësore për historine që vjen, kuptohet se e mendojnë shembjen e kirrupsionit në Shqipëri si një gjë të kryer, me gjykimin:
Korrupsioni i Lartë shtetëror në Shqipëri sot nuk ka shpresë.
Dhe kjo, sepse Rusia kuptohet që nderkaq është e mundur me humbje, në këtë betejë shqiptare lufte, për krijimin e Arbërisë së Bashkuar moderne, si botë shqiptare e plotë në Gadishullin Ilirik.
Prandaj ..
Prisni dhe shikone me optimizëm historinë e re të Arbërisë etnike dhe moderne, që po vjen.
Prisni dhe shikoni.
