Aktorja e njohur ka folur hapur për jetën pas divorcit nga këngëtari Keith Urban, duke pranuar se e ardhmja për të është ende e paqartë.
Në një intervistë për British Vogue, fituesja e “Oscar”-it tha se po përpiqet të përshtatet me realitetin e ri dhe të mbetet e hapur ndaj asaj që mund të sjellë e ardhmja.
“E ardhmja është krejtësisht e panjohur për mua tani”, është shprehur Kidman, duke pranuar se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte imagjinuar.
Aktorja tregoi se tashmë po përpiqet t’u besojë më shumë ndjenjave të saj, në vend që të mendojë vazhdimisht për atë që mund të ndodhë më tej.
Nicole Kidman dhe Keith Urban ishin të martuar për gati dy dekada, ndërsa divorci i tyre u finalizua në janar. Pas ndarjes, aktorja është fokusuar te përshtatja me kapitullin e ri të jetës dhe te pranimi i së panjohurës./ad
