Persona të armatosur kanë sulmuar një kishë në Nigeri, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke rrëmbyer pastorin e disa besimtarë. Ngarja ndodhi në qytetin Eruku, disa ditë pasi 25 vajza u rrëmbyen nga një shkollë me konvikt.
Me heret Nigeria është kërcënuar nga Donald Trump me veprime ushtarakave për persekutimin e të krishterëve. Ndarja mes veriut mysliman dhe jugut kryesisht të krishterë, përplasjet për tokat dhe kërcënimi në rritje nga grupet xhihadiste, ka alarmuar ndërkombëtarët dhe e ka bërë çështjen e sigurisë së komunitetit te krishterë një prioritet për administratën amerikane./MXH
