Last Updated on 09/06/2026 by EL
Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sheshit për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Që prej orës 18:00, protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në ditët e mëparshme.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët kanë nisur tubimin me thirrje si “Rama ik”, “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Protesta e sotme vjen pas 9 tubimeve të ditëve më parë, ku mijëra të rinj dhe qytetarë mbushën qendrën e Tiranës dhe bulevardin përpara Kryeministrisë./et
