Last Updated on 23/10/2026 by Klara
Ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë të tjera universitare, të mbështetur nga pedagogë dhe mjekë, janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë stacionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku po lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.
“Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë disa prej thirrjeve që dëgjohen nga studentët dhe qytetarët e mbledhur në protestë.
Pjesëmarrja e studentëve të Mjekësisë dhe Infermierisë, së bashku me pedagogët dhe mjekët, shënon një tjetër zhvillim në protestat antiqeveritare që po vijojnë prej ditësh në Tiranë. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, ndërsa përmes thirrjeve të tyre shprehin kundërshtimin edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Tubimi po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku studentët, pedagogët dhe mjekët vijojnë të qëndrojnë të bashkuar, duke kërkuar ndryshime politike dhe institucionale në vend./k.m
