Last Updated on 28/02/2026 by EL
Protesta e opozitës, e paralajmëruar si një tubim kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka ndryshuar kah në zhvillimet e saj të fundit. Nga thirrjet për “rrëzimin e Ramës”, tubimi është zhvendosur drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku i pari Berisha dhe pastaj të tjerët po kërkojnë largimin e Ilir Prodës.
Marshimi, që nisi me akuza politike ndaj qeverisë, po përqëndrohet më pas te roli i Policisë së Shtetit.
Kështu, protesta që u konceptua si një përballje direkte me kryeministrin, në terren mori një tjetër drejtim simbolik dhe institucional, duke e zhvendosur fokusin nga qeveria te drejtimi i Policisë së Shtetit./et
