Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Rreth orës 12:40 ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Të grumbulluar prej më shumë se 2 orësh në Sheshin “Skënderbej”, protetsuesit marshuan drejt Kryeministrisë, teksa më herët hodhën gurë dhe thyen xhamat e ish-hotel Dajtit, godina e re e Bankës së Shqipërisë.
Me vendosjen te Kryeministria, protestuesit kanë hehdur sende të forta drejt godinës dhe policisë, teksa forcat e rendit janë përgjigjur me ujin me presion.
