Alpinistë nga e gjithë Kosova, të veshur si superheronj të njohur si Spiderman, Superman, Captain America, Catwoman, si dhe në kostume të Babagjyshit, zbritën në Spitalin e Fëmijëve në Prishtinë për t’iu shpërndarë dhurata fëmijëve të sëmurë.
Kjo është edicioni i gjashtë radhazi i iniciativës që synon të lehtësojë dhimbjen e fëmijëve të hospitalizuar dhe t’u sjellë një buzëqeshje, edhe për pak çaste.
“Një gjë që nuk duhet ta harrojmë është se heronjtë e vërtetë janë ata brenda këtyre dritareve, ndërsa ne jashtë përpiqemi vetëm të lehtësojmë dhimbjen dhe t’u sjellim një buzëqeshje,” tha alpinistja Margarita Rashiti, e veshur si superheroj ladybug.
Alpinistët vizituan më pas pavionet e fëmijëve, duke shkuar nga dera në derë për t’u dhuruar një dhuratë secilit fëmijë.
“Dua t’i falënderoj ata (superheronjtë) që kanë ardhur sot, sepse po bëjnë gjithçka që mundin për fëmijët tanë për t’iu sjellë gëzim. Edhe pse janë këtu për shërim, dhuratat po i bëjnë shumë të lumtur,” tha nëna e pacientit me kancer, Hajrije Mucaj.
Dhuratat dhe donacionet e mbledhura gjatë këtij eventi do të shpërndahen tek fëmijët e spitalit./mxh
