Mbreti Charles do të jetë pjesë e një programi special televiziv përpara Krishtlindjeve. Të martën, më 23 dhjetor, BBC Radio 4 do të transmetojë një edicion unik të “This Natural Life” nga Dumfries House në Ayrshire, ku i ftuar do të jetë edhe monarku britanik.
Prezantuesja e emisionit, Martha Kearney, do të flasë me familjen mbretërore britanike në selinë e bamirësisë “The King’s Foundation”, e cila ndodhet në pronën Dumfries House në Ayrshire.
“Duke ecur nëpër arboretumin e pronës, Madhëria e Tij reflekton se si filloi dashuria e tij për botën natyrore në fëmijëri dhe diskuton tema që variojnë nga rëndësia e mësimdhënies së aftësive rurale deri te bisedat detare, arti i prerjes së degëve dhe gëzimi i përdorimit të një palë gërshërëve të dhëmbëzuara”,-thuhet në një deklaratë zyrtare.
Ky episod shënon një nga daljet e ralla televizive të mbretit Charles, që do të diskutojë mbi pasionin e tij për natyrën dhe mjedisin.
