Qeni juaj mund ta kuptojë se keni kaluar një ditë të keqe, edhe pa thënë asnjë fjalë.
Një studim i Universitetit të Bristolit zbuloi se aroma e stresit te njerëzit ndikon në sjelljen e qenve, duke i bërë ata më hezitues për t’u afruar.
Studiuesit zbuluan se edhe mostrat e djersës dhe të frymëmarrjes nga njerëz të stresuar, të cilët qentë nuk i njihnin, shkaktonin të njëjtin reagim.
Kjo tregon se qentë mund të dallojnë gjendjen emocionale të njerëzve vetëm përmes nuhatjes./ad
