Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me përplasjen e një makine dhe goditje me thikë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, njoftuan ushtria izraelite dhe shërbimi i ambulancës. Autoritetet izraelite e përshkruan incidentin si “sulm terrorist”.
Sipas ushtrisë, dy sulmuesit u vranë nga ushtarët në vendngjarje. Në automjetin e përdorur për sulmin u gjetën materiale shpërthyese, të cilat po neutralizohen nga njësitë e xhenios së Policisë Kufitare izraelite.
Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ngjarja ndodhi në një nyje të rëndësishme trafiku midis Betlehemit dhe Hebronit, në hyrje të një grupi vendbanimesh izraelite të njohura si blloku Etzion./MXH
