Një ilaç që përdoret për trajtimin e artritit ka treguar rezultate premtuese edhe kundër alopecisë areata, një sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve.
Studimi i publikuar në revistën shkencore JAMA Dermatology analizoi efektin e upadacitinib, i njohur me emrin tregtar Rinvoq, në dy prova klinike të fazës së tretë me rreth 1,400 të rritur dhe adoleshentë.
Pas 24 javësh trajtim, më shumë se gjysma e pacientëve që morën dozën 30 mg në ditë arritën të rikthenin 80% ose më shumë të flokëve në skalp. Rreth 20% e pacientëve arritën rikthim të plotë të flokëve.
Trajtimi u shoqërua gjithashtu me rritje të qerpikëve dhe vetullave, si dhe me përmirësim të cilësisë së jetës së pacientëve.
Alopecia areata ndodh kur sistemi imunitar sulmon gabimisht folikulat e flokëve, duke shkaktuar rënie të pjesshme ose të gjerë të flokëve.
Megjithatë, upadacitinib nuk është ende i miratuar nga FDA për alopecinë areata. Përdorimi i tij për këtë sëmundje është ende në proces vlerësimi nga autoritetet amerikane./ad
