Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit nga një raketë e panjohur pranë brigjeve të Omanit në Ngushticën e Hormuzit.
Ngjarja u konfirmua sipas një agjencie britanike të sigurisë detare, e cila tha se nga shpërthimi nuk pati viktima.
Organizata e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar shtoi se incidenti ndodhi 7.5 milje detare ose 14 kilometra në juglindje të Dakhil në Oman./mxh
