Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse të qytetit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo problematika të shkaktuara nga moti i keq.
Siç shihet edhe nga pamjet , intensiteti i reshjeve të shiut dhe breshërit është i lartë./mxh
