Last Updated on 18/12/2024 by adminfjala
Avokati i njohur, Spartak Ngjela theksoi dje në një intervistë televizive se vendimi i non gratës për Berishën është i pakthyeshëm. “Tek ty e thashë këtë. E dija ligjin. Ata non gratën nuk e kthejnë se është ligj.
I thonë për korrupsion. Nuk kthehet ajo. Prova të pakontestueshme. Kur marrin një vendim të tillë, e dini çdo të thotë provë për vendim të tillë. Një nga arsyet kryesore, që e filluan dhe këtu është fakti që doli non grata më Amerikë. Është çështje profesionale.
Të shikojmë si do dali”, tha Ngjela. Sa i përket pretendimeve të Berishës se non grata hiqet me ardhjen e Trump në pushtet, Ngjela thotë se këto i thotë për mbështetësit e vet. “Nuk ja thotë politikës madhe. Nuk do drejtoji ai politikën e madhe, ja thotë simpatizantëve të tij. E patë deklaratën e ambasadores sot. është përfaqësuesi direkt i presidentit. Ka folur direkt presidenti”, tha ai.
Ngjela vuri në dukje edhe mbështetjen e SHBA-së për SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani. “Jua a kam thënë, nuk ka nevojë bilanc. E nxori politika amerikane e ngritën ata në qiell. Mori fund loja. Shpresa e Saliut ishte tek Amerika. Shpresë e kotë. Kërkonte të mbante disa qoftë edhe javë përkrahësit e tij. Nuk ja arriti”, tha ai. Ndërsa Berisha dhe PD janë prapa me sondazhe dhe larg SHBA-së për shkak se sipas Ngjelës ata janë të lidhur me Moskën. “Ai është prapa në sondazhe. 17-18%. Shumë prapa. Vërtet mendoni se do marri pushtetin djathtas një parti që e ka kryetarin non grata në Amerikë?
Non grata në Amerika domethënë që është me Moskën. Në Moskë e kanë pasur syrin. Nuk bëjnë dot gjë. Nuk kanë hall goditjen penale. të ruajnë paranë që kanë fituar. Të shikojmë do ta ruajnë”, u shpreh Ngjela.
PD dhe Berisha hodhën në erë 500 uzina dhe fabrika, vijoi më tej Ngjela, me urdhër nga Beogradi kur erdhën në pushtet në 1992.
“Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare”, tha avokati./ S,M