Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi sot nga mbledhja e radhës e ‘Foltores’ para Kryeministrisë, se opozita nuk po zhvillon betejë ndaj mazhorancës për interesat e veta, por për popullin.
Teksa i drejtohej demokratëve të pranishëm, Noka hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka instaluar një regjim qeverisës, përmes së cilit nuk po u vështirëson jetesën qytetarëve shqiptarë.
“Sot flet liria, zëri i së vërtetës, qytetarët që e duan këtë vend që luftojnë dhe janë mbledhur këtu ku bëhet betejë jo për një forcë politike të thjeshtë, por për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Një mënyrë për të reaguar ndaj regjimit që është është instaluar dhe që po u merr frymën shoqërisë shqiptare. Parlamenti nuk është zëri i qytetarisë. Efektet e reagimit të qëndresës sonë janë të qenësishme”,-tha Noka./mxh
