Last Updated on 23/03/2026 by EL
Gjatë konferencës me gazetrarët, Sali Berisha ka deklaruar se asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i plagosur në protestën e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike.
Berisha tha se ka qenë në spital dhe ka konstatuar se ëfëktivët nuk kishin asnjë plagë.
“Unë nuk them se nuk ka patur elementë tek tuk, por nuk ka asnjë polic të plagosur. Dhe dje inskenimi i turpshëm i Edi Ramës. Çfarë kishin bërë dje që ta dini ju. Kishin çuar 5 policë dhe i kishin shtrirë në ato shtretër, por ata nuk kishin gjë”, tha ai.
Berisha: Pra, nuk jemi në kushtet e një vendi me demokraci. Jemi në kushtet e një vendi që ka humbur, është zhytur thellë në një autokraci elektorale, apo diktaturë autoritare. Megjithatë, ne nuk bëjmë thirrje dhe jemi kundër protestave të dhunshme, ne jemi për kryengritjen paqësore, jemi përcaktuar për këtë. Po të jetë për dhunë, dhunën më të egër ndaj njerëzve e ka përdorur policia. E cila ka gjuajtur me plumba gome në ballë, në kokë.
Dhe dje ai që ishte në spital, Denis Gremi, ishte viktimë e një goditje të rëndë në kokë, pa asnjë lloj shkaku. Pra të kuptohemi. Unë nuk them se nuk ka patur elementë tek tuk, por nuk ka asnjë polic të plagosur. Dhe dje inskenimi i turpshëm i Edi Ramës. Çfarë kishin bërë dje që ta dini ju. Kishin çuar 5 policë dhe i kishin shtrirë në ato shtretër, por ata nuk kishin gjë.
I zhveshën mjekët, se isha unë atje dhe nuk kishin asnjë plagë, asnjë gjë. Absolute kjo. Shkoi ky sharlatani për të thënë dhe Rama u bëra unë gati të nisem për tu treguar shqiptarëve se këta po gënjenin, po mashtronin, policët ikën, nuk qëndruan se nuk donin të bëheshin kukulla në një skenar të turpshëm. Nuk kishin asnjë gjë.
Shkova e takova mjekët, nuk kishte asgjë të regjistruar. Imagjinoni ju duan të shpikin. Pse nuk ka dhunë, sepse ka porosi të mos ketë dhunë, sepse është paqësore protesta. Është shumë thjeshtë të bësh dhunë, gjëja më e thjeshtë. Por ne kemi këtë platformë./et
