Fejesa e Princ Leka me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë shkaktoi bujë në mediat online për vetë faktin sesi princi u nda nga ish-bashkëshortja e tij dhe gjithë kalvari i komenteve që i ndoqën nga pas. Tashmë, pasi ceremonia e kurorëzimit ka përfunduar, duket se ende ka “pikëpyetje” për detajet e kurorëzimit. Vëmendje ka marrë jo vetëm ceremonia luksoze, por edhe unaza e fejesës.
Sipas mediave raportohet, se unaza me diamant mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Media ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.
Sipas ekspertëve, unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100.000-150.000 dollarë).
Vajzat e apasionuara pas bizhuterive, do të donin të ishin në vendin e Blertës! /K.M

