Aktorja turke Merve Dizdar, e njohur për publikun shqiptar edhe si Fadi në serialin “Rënia e mbretit”, që transmetohet në TV Klan, po përjeton ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje me qentë e saj.
Dizdar publikoi fotografi dhe pamje nga përditshmëria, ndërsa këtë herë tregoi edhe një moment gjatë shëtitjes me qentë e saj. E veshur në mënyrë të thjeshtë, aktorja pozoi me barkun tashmë të dukshëm, teksa është muajt e fundit të shtatzënisë.
Ky nuk është postimi i parë i saj gjatë ditëve të fundit. Më 16 nëntor, aktorja ndau një album me fotografi të realizuara në muaj të ndryshëm të shtatzënisë, nga gushti deri në nëntor. “Kam një orë që po mundohem të publikoj fotografi… Më mirë vonë se kurrë”, shkroi ajo, duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.
Merve Dizdar dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Cihan Ayger, u martuan në vitin 2024 dhe tashmë po bëhen prindër për herë të parë. Çifti është në pritje të një djali, ndërsa aktorja ka treguar më herët se lindja pritet të ndodhë në dhjetor.
Sa i përket emrit të vogëlushit, Dizdar ka rrëfyer se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, pasi preferencat u ndryshojnë vazhdimisht. Ajo ka thënë gjithashtu se po shqyrtojnë disa emra tradicionalë./mxh
