Në spektaklin “Post Big Brother VIP”, Mateo dhe Selin janë përballur me njëri-tjetrin në një debat të fortë për rrugëtimin dhe fitoren në reality show.
Gjatë diskutimit, i pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse Selin e kishte merituar çmimin e madh, Mateo u shpreh fillimisht se sipas tij ajo nuk e kishte merituar fitoren, duke e argumentuar se loja e saj ishte e kufizuar dhe e fokusuar kryesisht në marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe disa debate me banorët e tjerë.
Kjo deklaratë u prit me zhgënjim nga Selin, e cila i kujtoi Mateos se brenda shtëpisë ai kishte pasur një qëndrim krejt tjetër, duke u shprehur më herët se nëse nuk fitonte ai vetë, do të preferonte që fitorja t’i shkonte asaj.
Debati u zgjerua më tej edhe me përfshirjen e banorëve të tjerë në studio. Monika e sfidoi Mateon për të sqaruar se cila kishte qenë loja e tij në spektakël, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si ai e kishte ndërtuar rrugëtimin brenda shtëpisë.
Në diskutim u përfshi edhe Brikena, e cila u shpreh se në fund të lojës ishte fokusuar më shumë te raporti me Mateon, ndërsa shtoi se Selin kishte merituar fitoren për mënyrën si kishte luajtur dhe për përballjet me banorët e tjerë.
Nga ana tjetër, Monika theksoi se Selin kishte qenë aktive në lojë dhe nuk mund të përjashtohej kontributi i saj, ndërsa Rogerti dhe Edisa sollën qëndrime të ndryshme për finalen, duke u ndarë mes preferencave personale dhe vlerësimeve për lojën e secilit banor.
Në fund, atmosfera në studio u tensionua mes akuzave, kundërpërgjigjeve dhe interpretimeve të ndryshme për lojën dhe fitoren e këtij edicioni./mxh
