Last Updated on 04/09/2026 by EL
Këngëtarët Ledri Vula dhe Xhenesia Myrtezaj, të cilët janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre, duket se i kanë dhënë fund zërave, ku pasi u kapën duke u puthur në Parisë, kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Teksa dyshja ishin duke performuar në skenë, Ledri i drejtohet me fjalët e ëmbla “Të dua” Xhensilës. Ndërsa kjo e fundit e Xhensila i pret me buzëqeshje fjalët e reperit.
Duket se çifti i këngëtarëve nuk ka vendosur më të fshihet se janë në një romancë bashkë.
Prej kohësh përflitej se ishin në një lidhje dashurie, ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht raportin e tyre. Në rrjetet sociale, pak muaj më parë, qarkulloi një video ku Ledri dhe Xhensila shfaqeshin duke u puthur në një club natë në Paris./et
