Presidemnti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cristiano Ronaldon.
Në një postim në Truth Social ai ka dhënë detaje nga biseda me superyllin portugez të futbollit, duke e quajtur atë “një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person”.
“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!”
Muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale. Ylli portugez mori pjesë në delegacionin saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan.
