Last Updated on 18/06/2026 by Kesjana
Gazetarët e televizioneve po hasin pengesa të përditshme në pasqyrimin e proceseve gjyqësore. Ndonëse ka një Udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që përcakton qasjen ndaj mediave, dhe veçanërisht për praninë e telekamerave në seancat gjyqësore, ky dokument po përdoret më së shumti si një mekanizëm frenues, shpesh dhe duke u shkelur haptazi.
Ky fenomen, bëhet akoma më shqetësues, ndërkohë që pranë GJKKO-së, kanë nisur procese të rëndësishme gjyqësore, që përfshijnë figura me peshë në jetën politike të vendit, e ku për pasojë edhe interesi publik është tejet i lartë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Në këto kushte, disa nga televizionet kryesore, i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (për dijeni, gjykatave të të gjitha shkallëve, si dhe Këshillit të Europës dhe Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave) për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, për të garantuar të drejtën e informimit, një parim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit./kb
