Last Updated on 13/09/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për magjistratët dhe financimin e sistemit të drejtësisë, duke komentuar deklaratën e një gjyqtari mbi buxhetin e gjyqësorit.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet deklarata e gjyqtarit Engert Pëllumbi:
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”.
Duke iu referuar kësaj deklarate, kryeministri shkruan:
“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”.
Ndërkohë, Rama ka bërë edhe tre reagime të tjera gjatë kësaj të diele lidhur me pagat e gjyqtarëve./mxh
