Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është shtruar me urgjencë në spital. Dumani është paraqitur në urgjencë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe momentalisht i është ndënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Nuk dihet saktësisht shkaku që ka çuar në përkeqësim të shëndetit të tij, ndërsa auoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie për ta mbajtur nën vëzhgim.
Nuredin Dumani, tashmë i kthyer në në personazh kyç për drejtësinë shqiptare si i penduar i drejtësisë, për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në vend. Ndryshe ai njihet si një vrasës me pagesë dhe mban firmën e shumë vrasjeve të bujshme në Shqipëri si një bashkëpunëtor i ngushtë me shumë personalitete të botës së krimit. m.p.
