Last Updated on 14/10/2026 by EL
Reperi Stresi ka reaguar së fundmi në lidhje me protestën studentore që po zhvillohet së fundmi n kryeqytet, ku ka shprehur mbështetjen e tij për tubimin dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që qëndrojnë të bashkuar.
Përmes një video në InstaStory, ai shprehet se protesta i përket popullit dhen jo politikës, duke bërë thirrje që politikanë të qëndrojnë larg. Stresi shprehet se fuqia e popullit është më e fortë kur ata qëndrojnë bashkë për një qëllim. Reperi ka bërë thirrje të gjithë banorëve të zonave të Tiranës që t’i bashkohen protestës dhe ta mbështesin.
“Më vjen shumë mirë që janë çuar krejt dhe keni dalë të gjithë në protestë. Një thirrje publike kisha që politikanët nuk kanë ça bëjnë aty. Se nuk është asnjë lloj proteste, as e majta e as e djathta. E lini popullin të bëjë punën e vet, fuqia e popullit është më e forta. Unë kam qenë pjesë e çdo proteste dhe po më qan zemra që s’jam aty. Dua t’ua them këtë lajm që jam në Romë, po punoj për këngët, por jam edhe për shëndetin, po vizitohem, po bëj disa kura për mushkëritë, për shëndetin tim, për të mirën time. Me gjithë shpirt jam aty, kundër atij shteti që prek qytetarët. Bëhuni fort, Kombinati, Ali Demi, Selita, Lapraka, çunat e Selvisë, Medresesë, Freskut, Porcelanit, Bryllit dhe Saukut, bëhuni bashkë sot, Alliasi, Kamza, të gjithë aty, ndihmoni vëllezërit dhe motrat”, shprehet Stresi.
Po ashtu Stresi në një video tjetër u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që po zhvillohet. Ai veçanërisht i drejtohet çunave të Partizanit, si dhe banorëve të Kamzës dhe Valiasit, duke i ftuar të dalin në protestë dhe të bëhen pjesë e asaj që ai e cilëson si një moment të rëndësishëm për ndryshimin.
“Dilni, çunat e Partizanit, mos rrini aty, ka dalë gjithë Shqipëria. E gjithë lagjja. Lagjja ime sidomos, çuna, dilni është dita sot, kena fol për këtë ditë gjithmonë. Dilni ka dalë gjithë Shqipëria, gjithë çunat në protestë. Një thirrje kisha për kamzalinjtë dhe valijasit, lërini ëmbëlsinat në fund. O sot, o kurrë. Bëjeni ndryshimin vetë, shkelni kësaj qeverie, kush do t’ju dalë përpara, ka ardhur dita dhe çdo gjë do të marrë fund. Të zhduken një herë e përgjithmonë të gjithë,” thekson ai./et
