Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i publikuar tregon se 840 milion gra, ose 1 në 3 në nivel global, janë përballur me dhunë seksuale gjatë jetës së tyre, duke treguar se nuk është arritur përparim që nga viti 2000.
Jeremy Farrar, zv/drejtor i përgjithshëm i OBSH-së për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se dhuna seksuale prek gra në pothuajse çdo komunitet dhe theksoi se rezultatet e raportit reflektojnë një realitet tragjik për gratë dhe vajzat në mbarë botën.
Vetëm këtë vit, 316 milion gra janë përballur me dhunë fizike ose seksuale nga partnerët e tyre. Farrar e konsideroi dhunën ndaj grave një nga krizrat më të përhapura globale të shëndetit publik dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
Raporti thekson se gratë që jetojnë në zona konflikti, vendet më pak të zhvilluara ose rajonet e prekura nga ndryshimet klimatike janë disproporcionisht të prekura nga dhuna./MXH
