Robert Lewandowski është pranë largimit nga Barcelona pas tre sezonesh me klubin katalanas. Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi polak mund të luajë ndeshjen e fundit në “Camp Nou” ndaj Real Betis.
Edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, mundësia e largimit të tij po bëhet gjithnjë e më konkrete. Arabia Saudite konsiderohet aktualisht destinacioni më i mundshëm për 38-vjeçarin.
Al Hilal, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, raportohet se i ka ofruar një kontratë prej rreth 90 milionë eurosh në sezon. Në javët e fundit ishte përfolur edhe një kalim në MLS te Chicago Fire, por pista saudite ka fituar më shumë terren.
Barcelona ka tentuar ta bindë sulmuesin të qëndrojë, por deri tani nuk ka arritur marrëveshje. Me largimin e mundshëm të Lewandowski, duket se mbyllet edhe interesi i Milanit dhe Juventusit për sulmuesin polak./mxh
