Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, ku kreu dhe lojën e famshme “E kam bërë, S’e kam bërë”. Gjatë saj, Olsi rrëfeu se është penduar për një tatuazh që kishte bërë me ish-partneren e tij, pa përmendur emrin e saj si fillim.
“Kam pasur një tatuazh me ish-partneren time, e kam bërë ‘couple tattoo’ dhe e kam ndryshuar tashmë. Ka qenë një gjysmë hënë dhe gjysmë diell dhe kam bërë këtë maskën e aktrimit [sipër gjysmë hënës],” tha Olsi, duke zbuluar kështu se bëhej fjalë për tatuazhin në çift që ka bërë gjatë lidhjes së tij me Egli Takon.
Ka qenë Egli e para që ka folur përr këtë tatuazh pas ndarjes në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” gjatë vitit 2023, për të cilin ajo u shpreh më hapur:
“Kam një tatuazh këtu poshtë, te këmba, që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin. Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën,” tha Egli asokohe.
Ndonëse për Eglin tatuazhi nuk ngjall kujtime të këqija pas ndarjes, përvoja e Olsit është një kujtesë e qartë se tatuazhet me partnerin/en mund të jenë emocionuese në moment, por mund të mos mbeten gjithmonë të tilla në vazhdim.
Një simbol i përbashkët mund të ketë kuptim për një periudhë, por kur jeta ndodh dhe marrëdhëniet ndryshojnë, disa seanca të dhimbshme lazeri pas një zemre të thyer është gjëja e fundit që duam të përjetojmë!/mxh
