Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Korçë.
Sipas informacioneve, mbrëmjen e djeshme u ndalua një mjet me dy persona, ku pasagjeri hodhi një qese me një sasi lënde narkotike canabiss sattiva.
Gjatë kontrollit këtij personi ju gjet edhe një thikë që e mbante në trup. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit nuk i ka ndaluar forcave të policisë dhe këta të fundit i kanë ndjekur e më pas kanë konstatuar lëndën narkotike dhe armën e ftohtë.
Strukturat e hetimit në Dvp Korçë bënë arrestimin e 31 vjeçarit E.B i cili banon në Vlorë ndërsa ka proçeduar në gjendje të lirë edhe drejtuesin e mjetit E.S banues në Korçë. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./k.m
