Last Updated on 17/09/2026 by Anisa
Tre persona janë vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës në Korçë në përfundim të një operacioni antidrogë. Operacioni u zhvillua nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Sipas informacioneve tre të rinj, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke transportuar në mjet lëndë narkotike cannabis sattiva.
Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë udhëtonin së bashku në një automjet ndërsa gjatë ndalimit të tyre në afërsi të Qafë Thanës, brenda automjetit u gjet një sasi droge e vendosur në pjesën e bagazhit.
Mësohet se sasia e drogës është rreth 6 kg ndërkohë që pasagjerit në mjet ju gjet edhe një qese tjetër e vogël në xhep. Krahas sekuestrimit të drogës, po ashtu në cilësinë e provës materiale janë mjeti, shuma parash në euro dhe lek dhe aparate celulare.
Në pranga nga policia ranë S.T., J.H., nga Tirana, përkatësisht 27 dhe 26 vjeç dhe B.H., nga Lezha 25 vjeç. Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë./ad
