Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndau sot detaje dhe një analizë më të gjerë lidhur me operacionin e përbashkët të kryer nga SPAK dhe Antimafia italiane e Barit.
I ftuar në emisionin “Now”, Karamuço u shpreh se në këtë grup kriminal ishin të përfshirë 5 shtetas italianë dhe 1 shtetas shqiptar.
Sipas ekspertit, në sy ra pikërisht vrasja e tipit mafioz e kryer në zonën e Puglias në Itali, ku grupet vepronin përmes metodave të ndryshme të kamuflimit.
“Janë 5 italianë dhe 1 shqiptar. Por kanë rënë në sy për një fakt. Duke qenë në zonë shumë të kontrolluar nga organizatat kriminale shumë të fuqishme transnacionale në Puglia, nuk mund të biesh në sy duke marrë përsipër vrasje dhe as por sedër se pse nuk i dëgjohet fjala. Ata kanë bërë një kamuflim dhe kishin gjetur një prift për bamirësi. Lekët mblidheshin nga disa grupe. Por gjithçka nisi nga vrasja e tipit mafioz. Italianët kanë investuar shumë në zbardhjen e komunikimeve dhe prokuroria solli prova. Hetimet do e zgjerojnë se nuk është grup aq i vogël sa ç’është thënë deri më tani”,-tha Karamuço./Mxh
