Një foltore modeste, ky është podiumi ku demokratët do të bëjnë opozitën e tyre në kryeministri, ndryshe nga herët e tjera ku podiumet janë madhështore me ndriçime speciale logo e parulla të shumta.
Partia Demokratike ka ngritur një ‘parlament’ paralel në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasi sipas tyre, në Kuvend nuk kanë pasur në asnjë moment kohën e mjaftueshme për të folur.
Fjalën përveç kryedemokratit, do ta mbajnë dhe deputetë e simpatizantë. m.p.
