Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se do të zhvillojë bisedime të premten për të siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë dhe gaz rus për Hungarinë – furnizime që do t’i mundësonin vendit të dërgonte naftë edhe drejt Serbisë fqinje.
Orban tha se prioritetet e tij kryesore janë sigurimi i përjashtimit të Hungarisë nga sanksionet amerikane dhe garantimi i burimeve të energjisë. “Duhesha të siguroja që Hungaria të ishte e përjashtuar nga sanksionet amerikane dhe këtë e kam bërë. Tani duhet të sigurojmë naftë dhe gaz, jo vetëm në letër, por fizikisht. Në ditët në vijim, nesër, do të zhvilloj negociata për këtë,” u shpreh ai, duke shtuar se pret rezultate pozitive.
Ai nuk dha detaje të tjera mbi vendin ku do të zhvillohen bisedimet, mes raportimeve të mediave se të premten pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
Gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Orban tha se Hungaria do të ishte “e kënaqur” të merrte një rol në kompaninë serbe të naftës NIS, por theksoi se vendimi i takon Serbisë, sidomos pas goditjes së rafinerisë nga sanksionet amerikane./mxh
