Kryeministri hungarez Viktor Orban ka një ditë angazhimesh institucionale në Itali. Gjatë ditës do të pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, për të vijuar me një takim me kryeministren Giorgia Meloni në Palazzo Chigi rreth orës 15:30.
Lufta në Ukrainë është në qendër të të dy diskutimeve. Vetë Orban shkroi në një postim në Facebook:
“Ne duam të qëndrojmë larg ethes së luftës që po përhapet në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse, që nga shpërthimi i luftës ruso-ukrainase, ne kemi ndërtuar një koalicion kundër luftës”, shtoi ai, duke specifikuar se sot do t’i raportojë “Atit të Shenjtë dhe, më vonë, Kryeministrit italian mbi përpjekjet e Hungarisë”.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër BE-në: “Ndërsa bota mësohet me luftërat, ato bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, si një zjarr në një ditë përvëluese vere. Nëse nuk bëjmë asgjë, herët a vonë flakët do të arrijnë në vendin tonë, në shtëpitë tona dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë. Nëse duam të ruajmë paqen në Hungari, nuk mund të notojmë me rrymën e Brukselit.”/ K.M
