Last Updated on 15/04/2026 by Monika
Kryeministri hungarez në largim, Viktor Orbán, nuk pritet të marrë pjesë në samitin informal të udhëheqësve të Bashkimit Evropian javën e ardhshme, sipas disa zyrtarëve të BE-së.
Takimi, që do të mbahet në Nicosia, do të kishte qenë samiti i tij i fundit si kryeministër, një moment që zakonisht shoqërohet me një lamtumirë simbolike nga liderët e tjerë evropianë.
Orbán u mund bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe pritet të qëndrojë në detyrë deri në marrjen e pushtetit nga lideri i opozitës, Péter Magyar, i cili siguroi një fitore me shumicë dërrmuese dhe pritet të marrë detyrën gjatë muajit maj.
Zyrtarë të njohur me përgatitjet i kanë thënë Euronews se nuk presin që Orbán të jetë i pranishëm në këtë takim, ndërsa mbetet e paqartë nëse Hungaria do të përfaqësohet nga një tjetër zyrtar i lartë.
Sipas traditës në Bruksel, liderët në largim zakonisht marrin pjesë në samitin e fundit, ku kolegët e tyre u japin një lamtumirë formale dhe një shenjë vlerësimi për kontributin e tyre.
Deri në humbjen e fundit, Orbán ishte një nga anëtarët më jetëgjatë të Këshilli Evropian, duke marrë pjesë në takime të shumta që nga ardhja në pushtet në vitin 2010.
Mungesa e tij në takimin e Qipros nënkupton se samiti i fundit ku ai mori pjesë ishte ai i muajit mars, ku u përball me kritika të forta për veton ndaj një pakete prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën./mxh
