Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një gjykatë të Parisit. Berisha u përpoq të justifikohej duke thënë se asokohe Blinken kishte imunitet.
“Jo, ky ka qenë në Paris. Është në përfundim. Ka një problem. Në atë periudhë, Antony Blinken kishte imunitet. Imuniteti për shpifjen nuk shërben, por varet nga gjykatësi, e pranon gjykatësi ose nuk e pranon gjykatësi. Pse nuk shërben? Shpifja nuk përfshihet tek funksionet zyrtare të zyrtarit.
Por gjykatësi… Jo, tani prit, tani që Antony Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për këtë, se i ka bërë një mashtrim të madh kombit amerikan. Ky njeri ka mashtruar pothuajse të gjithë elitën e sigurisë kombëtare të SHBA me një letër në të cilën thotë se Hunter Biden nuk ka prekur laptop me dorë në jetën e tij dhe se laptopin e Hunter Biden e kanë futur rusët për të akuzuar Hunter-in.
Në një kohë kur aty Hunter kishte poza, erotizma, marrëzira të pafundme. Kongresi amerikan e faktoi që laptopi ishte 100 përqind i Hunter Biden. Në këtë mënyrë presidenti Trump dekretoi shpalljen non-grata për çdo ndërtesë federative dhe i hoqi çdo mjet sigurimi dhe klerancë… Tani, avoketërit e mi më këshillojnë mua. Varet nga avoketërit.”, tha Berisha./E.T
