Last Updated on 05/02/2025 by adminfjala
Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në Europë dhe botë janë bërë bashkë në Tiranë. Punimet e samitit Pakti i Qyeteve të Lira u hapën këtë të mërkurë. Samite synun forcimin e bashkëpunimit për sfidat e qyteteve të mëdha.
“Kur shoh se si qyteti më i izoluar në Europë është sot Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, më bën shpresëplotë se qytetet mund të ndryshojnë; vendet, shoqëritë, realitetet mund të ndryshojnë. Çdo gjë është e mundur nëse secili prej nesh merr seriozisht angazhimin tonë për të qenë transformues, inovatorë dhe hapësira të hapura për qytetarët tanë, por të hapura edhe për të tjerë, që vijnë nga vështirësitë që mund të sjellë lufta, ndryshimet klimaterike apo sfidat e jashtëzakonshme ekonomike”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj si mikpritës i këtij samiti theksoi rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimi mes qyteteve.
“Patëm një takim me dyer të mbyllura për të miratuar atë që quhet Deklarata e Tiranës, një përkushtim dhe angazhim i qyteteve për të qenë më afër njëri-tjetrit, më sdolidarë, për të qenë qytete të hapura, sidomos ndaj atyre që largohen nga persekutimi, nga lufta, nga vështirësitë ekonomike, për të treguar se, ashtu siç na dëshmoi sot kryetari i Këshillit të Vienës, se qytetet që investohen në solidaritet dhe në politika sociale janë edhe qytete më të sigurta. Kjo është arsyeja pse nën këtë shembull kemi sot paketën më të madhe sociale të strehimit në Tiranë. Vetëm në thirrjen e fundit kemi 1200 apartamente të reja. Ky është viti i parë ku jo vetëm studentët, por edhe pensionitët, udhëtojnë falas në të gjithë sistemin tonë të transportit publik dhe besoj se secili prej nesh nuk ka nevojë të shpikim rrotën, por të mësojmë nga qytetet më të mira për t’u bërë edhe ne më të mirë në vijim”.
Pakti i Qyteteve të Lira është një rrjet global qytetesh që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive. Në këtë rrjet bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Milano, Mynihu, Parisi etj.
Ky Pakti i qyteteve të lira synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira dhe të marrjes së fondeve direkte nga BE për zhvillimin urban./ S,M