Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
Teksa të gjithë po flasin për "Hënën e përgjakur", ajo që është filmuar nga Turqia është një moment mjaft i rrallë. Në pamjet e xhiruara nga Ankaraja duket një avion i cili fluturon përpara hënës që po eklipson.
Pamjet janë mahnitëse dhe të regjistruara në kohë reale ndërsa u riprodhua edhe me lëvizje të ngadaltë avioni i cili shfaqet para hënës.
Fenomeni i "Hënës së përgjakur" ndodh kur hëna futet tërësisht brenda hijes së planetit tonë. Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale janë mahnitëse.
Pse hëna duket e kuqe?
Gjatë fazës totale të eklipsit, hëna merr një ngjyrë karakteristike bronzi, prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe” ose ndryshe "Hëna e përgjakur".
