Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Del video e aksidentit te rrethrrotullimi i TEG-ut, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja u përplas me ‘Audi-n’ dhe ra nga lartësia
Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, të dy shtetas të huaj, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’.
Viktimat janë identifikuar si Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 40 vjeç.
Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.
Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.
Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit./ad
