Pas “indeksit të likuiditetit”, ka një parametër i ri që rrezikon të bllokojë tregun për disa klube të Serie A. Ai quhet “kostoja e zgjeruar e punës” dhe përfaqëson raportin midis kostos së zgjeruar të punës, ku përfshihet edhe shlyerja e kostos së lojtarëve, përveç pagave dhe kontributeve të përgjithshme të klubit, dhe të ardhurave.
Këshilli Federal ka miratuar së fundmi uljen e këtij pragu: duke filluar nga qershori 2026, kufiri maksimal nga 80% do të ulet në 70%.
Megjithatë, lojtarët italianë nën 23 vjeç janë përjashtuar nga ky rregull, një përjashtim që nuk vlen për të huajt, për të favorizuar lulëzimin e akademive të të rinjve më shumë sesa për të lehtësuar financat e klubeve.
Il Messaggero raporton se rregulli mund të shkaktojë probleme që në janar për disa klube. Përveç Lazio-s, që ka merkaton e bllokuar në verë, edhe Napoli, Atalanta, Fiorentina, Torino dhe Genoa rrezikojnë të përdorin rritje kapitali apo shitje lojtarësh për të shmangur bllokimin e merkatos, ose të duhet të operojnë me bilanc zero në dritaren e dimrit.
Brenda 30 nëntorit, të gjitha klubet duhet të dorëzojnë bilancet financiare që i referohen situatës së 30 shtatorit, në Komisionin e ri, i cili do t’i vlerësojë ato përpara kalimit final në Federatën Italiane./ K.M
