Maks Vershtapen ka fituar Çmimin e Madh të Las Vegas në Formula 1 duke triumfuar në atë që të gjithë po e cilësojnë si gara më e çmendur e sezonit, pasi ka pasur luftë për kreun dhe podiumin që nga xhiroja e parë e deri në metrat e fundit.
Pista amerikane i jepte mundësi pilotëve falë pjesëve të drejta dhe menaxhimit të energjisë që të bënin parakalime e kundërparakalime. Kjo bëri që Vershtapen e Rasëll të ndërronin disa herë vendet në kreun e garës, ndërsa edhe pas krahëve të tyre të kishte vazhdimisht lëvizje që bënë praktikisht të paparashikueshme garën dhe të gjitha makinat të ngjeshura me njëra tjetrën./mxh
