Kompania “JPMorgan Chase”, huadhënësi më i madh amerikan ka dalë me njoftim pas bllokimit të sistemeve online për disa nga bankat më të rëndësishme në SHBA.
Kompania deklaroi se kishte probleme në përpunimin e transaksioneve për shkak të një gabimi në softuer, duke shtuar se problemi mund të ketë ndikuar në bankat e tjera që merrnin transaksionet e saj të ngadalësuara. Në deklaratë u hodh poshtë mundësia e një sulmi kibernetik.
“JPMorgan Chase ka përjetuar një problem të përkohshëm që lidhet me një gabim softueri në sistemet harduerike lokale, nuk ka prova që lidhet me problemet kibernetike. Po duhet më shumë kohë se zakonisht për t’u shërbyer disa klientëve. Klientët ende mund të hyjnë në llogari dhe fonde, dhe banka po punon shumë për të zgjidhur problemin. Ky nuk është një problem sistemik, bankat e tjera mund të jenë prekur nga ngadalësia në transaksione vetëm në masën që ato ishin palë në një transaksion me ne.”– thuhej në deklaratë.
Incidenti vjen pas disa problemeve të tjera, të ndodhura në SHBA në ditët e fundit. Nga ndalimi i fluturimeve në të gjithë vendin, ndërprerjen globale të email-it të Microsoft dhe hakerimi i bursës së kriptomonedhave Binance, këto ngjarje kanë ngritur alarmin tek njerëzit.
Raportet e përdoruesve të hënën treguan gjithashtu probleme në Bank of America (BAC.N), Banka Amerikane (USB.N) dhe Wells Fargo (WFC.N), sipas Downdetector.com. /ad
